Edon Hasani, ka qene nje nga me te miret sot ne fitoren ndaj Kamzes. Lojtari i Tiranës, është shprehur për “Supersport” pas fitores 4-1 me Kamzën se skuadra po tregon ndeshje pas ndeshje se kanë cilësi.

“Sot treguam se kemi nivel. Është e treta ndeshje që po e tregojmë. Për ne është e rëndësishme të mos flutorojmë. Objektivi është ndeshja e radhës, me këmbë në tokë.

Ngoo krijon më shumë hapësirë, jemi kuptuar me njëri-tjetrin, presori na lë bashkë dhe kemi raporte shumë të mira edhe jashtë stërvitjes. Unë kam humbur penallti për të fituar ekipi.

I kam thënë Ngoo-së që kur të humb unë penalltinë e ke ti, tani që e humbi ai, radhën e kam unë. Me tifozët më shumë ishte emocionale. Ata janë të pakënaqur, por do të kthehen edhe ata, për të mirën e Tiranës, të bëhemi një”.

Hasani po shfaqet edhe si golashenues dhe kjo tregon me se miri vlerat e ketij lojtari qe ndoshta vetem tek Vllaznia ne ato muaj qe luajti per te nuk arriti dot ta bente kete gje dhe ndoshta jo per faj te tij.