Kete fundjave, Bylisi kurorezoi ngjitjen ne Abissnet Superiore per vitin e ardhshem. Kete sezon, mallakastriotet e mbyllen me 22 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje, me nje golavarazh 51-18.

Keshtu, cdo gje duket se ka funksionuar me se miri te ballshiotet dhe pervec pikeve te grumbulluara, krenohen edhe me golavarazhin. Kontribut ne keto shifra ka edhe Eridon Qardaku, mesfushori i avancuar.

Ai e mbylli kete sezon, duke marre edhe cmimin si golashenuesi me i mire i Kategorise se Pare, ne kuoten e 20 rrjetave. Keshtu, pasi Bylis u ngjit dhe moren titullin, tashme edhe mesfushori siguroi nje trofe personal.

Ne nje interviste te dhene per “Shkodra Sport”, Qardaku foli per kampionatin me Bylis, veten dhe te ardhmen e tij, por edhe per Vllaznine, ekipin e qytetit te tij te lindjes.

“Jam i lumtur per objektivin e realizuar dhe normalisht jam munduar te bej maksimumin per ekipin, qe ta ndihmoja sa te mundesha me gola dhe assist. Shpresoj te kemi ecuri te mire edhe ne Superiore, sepse kemi ekip me cuna te rinj, por me shume cilesi.

Ndihem shume mire te Bylis, sepse eshte nje ambjent, ku i mirepret te gjithe. Ne shkodranet jemi pese ketu dhe normal ndihesh mire, kur ke patriotet e tu ne ekip.

Bylis eshte nje ekip ku te jep mundesine te shfaqesh. Kam tre sezone ne Ballsh dhe mendoj qe jam ne rrugen e duhur, pasi dua t’i marr hapat gradualisht.

Per momentin, vetem ekipi i Bylisit eshte ne bisedime me dy ekipe per te ardhmen time, por jam i fokusuar vetem tek ekipi im per momentin. Te tjerat, do ia le ne dore stafit te vendose.

Jam ne kontrate me Bylisin dhe jam profesionist. Do respektoj kete ekip, qe me ka dhene mundesine qe te shfaqem. Per te tjerat, asnjehere nuk i dihet, por une dua vetem te vazhdoj sa me mire me ekipin ku jam aktualisht.

E ndjek cdo ndeshje Vllaznine si qytetar dhe tifoz i saj. Mendoj qe jane ne rrugen e duhur dhe shpresoj te arrijne objektivin per Kupat e Europes”,-mbylli prononcimin e tij, mesfushori i Bylis, Eridon Qardaku.
Maringlen ZHIVANI