Vllaznia duket se ka bere goditjen e duhur ne pankine me largimin e Migen Memellit dhe ardhjen e Qatip Osmanit, zyrtarizimi i te cilit u be 30 tetorin e vitit te kaluar. Ai hasi pak veshtiresi ne fillim, por me pas me qetesine e tij, bashke edhe me drejtorin sportiv Tefik Osmani arriten ta rikthejne skuadren ne rrugen e duhur.

Si rrjedhoje, te shtunen ndaj Egnatias, kuqeblute moren rezultatin e 10-te pozitiv rradhazi, çka e ka vendosur tashme skuadren shkodrane ne pozita disi komode ne renditjen e kampionatit. Po si erdhi Qatip Osmani tek Vllaznia?

Nje gje te tille e ka zbuluar vete presidenti Alban Xhaferi ne menyre ekskluzive ne PODCAST-in e “Shkodra Sport” kur eshte shprehur:

“Ne ate periudhen e dhimbjes se kokes nga situata e krijuar, ishim duke pare per opsione te ndryshme dhe ne ate moment une pata nje sugjerim nga nje menaxher siç ndodh zakonisht. Me pelqeu shume CV-ja e tij, por personi deciziv qe me ka bindur per ta marre Qatip Osmani, eshte Erald Çinari.

Ai ka qene personi qe me ka treguar te verteten rreth gjithçka ne lidhje me kete trajner dhe une i besova atij. Ne fakt rezultoi qe kishte patur te drejte sepse me profesor Qatipin Vllaznia ka gjetur rezultatet dhe qetesine e duhur”./SHKODRA-SPORT.COM/