Nga Maringlen ZHIVANI

Ditën e shtunë, Tërbuni ndali në një barazim kryesuesit e Besëlidhjes, në duelin e zhvilluar në Lezhë. Një përballje tepër e luftuar kjo, që u mbyll me rezultatin dramatik 3-3.

Pas përfundimit të këtij takimi, i gjithë ekipi i Tërbunit, përveç urimeve dhe përgëzimeve që kanë marrë nga presidenti dhe njëherësh edhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok Dodaj, por edhe nga drejtuesit, tifozët dhe dashamirësit e sportit, ata kanë marrë edhe një “dhuratë” të veçantë nga deputeti i PD për qarkun e Shkodrës, Ludovik Hasani.

Burime të gazetës “Shkodra Sport” bëjnë të ditur se ky i fundit ka dhënë një premio prej 10-mijë eurosh në favor të ekipit pukjan pas barazimit të ndeshjes.

Tashmë, ekipi i Tërbunit renditet e katërta në Grupin A të Kategorisë së Dytë, vend ky që mund t’i bëjë pukjanët të shpresojnë për një ngjitje në Kategorinë e Parë nëpërmjet fazës së play-off./www.shkodrasport.com/