Futbollisti shkodran Rikardo Sheji vazhdon te beje paraqitje te mira me Torino U16 dhe si rrjedhoje ka marre serish ftese nga kombetarja shqiptare edhe per grumbullimin e rradhes qe do te zhvillohet pas pak ditesh ne Itali.

Lojtari i datelindjes 5 mars 2008, eshte shnderruar ne nje element te rendesishem per Akademine torineze dhe kete po e shfaq ne te gjitha ndeshjet ku luan dhe si rrjedhoje ne shume prej javeve eshte zgjedhur edhe ne 11-shen me te mire te javes te kampionatit te Seria A te kesaj grupmoshe.

Sheji luan ne rolin e sulmuesit anesor dhe ne mediat italiane kane filluar ta konsiderojne “terzino moderno”. Edhe ne ndeshjen e para dy diteve, kunder Cremonezes ka qene protagonist me lojen dhe golin e tij. Sulmuesi me origjine nga Shkodra ka shenuar vetem pak minuta pas fillimit te pjeses se dyte kur rezulati ishte 3-1 per vendasit dhe arriti te shenonte golin e dyte per Torinon qe “mori zemer” dhe ne fund ka fituar me permbysje ne shifrat 4-3.

Ky ishte goli i trete per Rikardon ne kete kampionat dhe padyshim qe ne adrese te tij nuk kane munguar edhe vleresimet e shumta te drejtuesve te ekipit, por edhe te mediave sepse eshte nje futbollist qe premton shume per te ardhmen.

Nga ana tjeter, gazeta “Shkodra Sport” meson se ditet e fundit ka mberritur ne klubin torinez edhe ftesa e kombetares shqiptare per grumbullimin e rradhes. Trajneri Blendi Shkembi do te zhvilloje nje turne ne Udine duke filluar nga 14 prilli dhe si rrjedhoje pjese e kombetares tone te 17 vjeçareve do te jete edhe Rikardo Sheji.Padyshim qe ai e pret me shume kenaqesi kete ftese dhe premton se do te beje me te miren per fanellen kuqezi./www.shkodrasport.com/