Eldorjan Hamiti ka gjykuar në ndeshjen e sotme mes Realit të Madridit dhe Shakhtar Donetsk, në grupmoshat U-19 në UEFA Youth League. Arbitri i njohur shqiptar ka pasur jo pak punë për të bërë, në një ndeshje që ka patur shtaë gola, pasi madrilenët fituan në shifrat 6-1.

Një penallti është akorduar në favor të Realit në minutën e 39’, por Morran ka gabuar krejtësisht me konkretizimin. Sa i përket kartonëve të dhënë në këtë takim, Hamiti ka nxjerrë gjashtë të verdhë nga xhepi.

Asistentët e Hamitit për këtë sfidë ishin Rejdi Zajmi dhe Feliks Kolleshi, me FSHF që ka vendosur të dërgojë dy emra të rinj që të mësohen me arenën ndërkombëtare.

Kjo nuk është hera e parë që arbitra të Superiores drejtojnë ndeshje të niveleve të tilla, madje dhe ndeshje ndërkombëtare për kompeticionet kryesore. Edhe pse në Shqipëri gjithmonë kritikohet niveli i arbitrave tanë, kur vjen puna në Europë, ata kanë bërë paraqitje shumë të mira.
Maringlen ZHIVANI