Elseid Hysaj mori pasaportat diplomatike të Kombëtares nga Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Më të mirët 2023”.
Në fjalën e tij, Hysaj u shpreh shumë i lumtur, ndërsa premtoi surpriza për EURO 2024.
“Dua t’ju falënderoj të gjithëve, Kryeministrin që mbajti fjalën për pasaportat, pasi është emocioni i dytë shumë i madh për kualifikimin është kënaqësi edhe më e bukur me grupin që na ra.
Kam shumë besim te çunat se do t’ja dalim dhe do të bëjmë surprizën në Gjermani.”-tha Hysaj.