Futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj duket se do të jetë emri më i lakuar i kësaj vere, kjo edhe për shkak të dasmës madhështore të zhvilluar këtë fundjavë në një nga kalatë më të bukura të veriut të Shqipërisë, ajo e Rozafës, ku kurorëzoi në martesë dashurinë e tij me bukuroshen Fiorenza Lekstakaj, ish Miss Albania në vitin 2013.

Megjithatë lajme të mira ka dhe në aspektin e karrierës për shkodranin Hysaj, pasi disa skuadra në zë kanë kërkuar shërbimet e tij.

Pas interesit të Atletico Madrid edhe ekipi kryeqytetas i Seria A, Roma është vënë në ndjekje të mbrojtësit anësor të Napolit. Madje sipas “Corriere dello Sport” verdhekuqtë kanë hapur dhe një sondazh për këtë çështje./a2cnn/