Nesër ndaj Pogradecit padyshim që do të synojë fitoren dhe kalimin në finalen e play-out ndaj ish- skuadrës së tij, Vllaznisë. Elvis Plori është në krye të skuadrës lezhjane me misionin e rëndësishëm, arritjen e objektivit për t’u ngjitur në Superligë.

Në një prononcim për RTSH Sport, ai është shprehur: “Sfidën me Pogradecin do ta konsideroja gjysmëfinale për ne sepse finalja e madhe do të jetë ajo ndaj Vllaznisë. Jemi të fokusuar tek sfida e nesërme të cilën besoj se do ta kalojmë me sukses. Ekipi ynë është ndërtuar për të qenë pretendent dhe nga ana tjetër, duke njohur sadopak edhe Pogradecin, e mendoj se sfida ndaj tij ka për të qenë shumë e fortë. Duhet të jemi shumë të vëmendshëm nëse duhet të shkojmë në finalen e madhe.

Për këtë ndeshje nuk do të jetë i gatshëm mbrojtësi Samet Ruqi që ka një shqetësim në kolonë dhe po ashtu me shumë mundësi edhe shkodrani tjetër Arsen Hajdari. Këto dy do jenë mungesa të rëndësishme sepse janë lojtarë me peshë në skuadër dhe me përvojë edhe në Superligë, por them se edhe lojtarët e tjerë do ta justifikojnë besimin tim dhe do të japin më të mirën në fushën e lojës”.

I pyetur ndërkohë për “finalen” ndaj Vllaznisë, por gjithmonë nëse do të kalojnë njëherë Pogradecin, trajneri Plori do të shprehej: “Edhe nëse nuk duam të mendojmë për Vllazninë, ajo mendohet dashje pa dashje. Unë jam shkodran dhe e ndjej që Vllaznia këto vitet e fundit ka qenë një skuadër që gjithmonë ka rrezikuar për rënien nga kategoria.

Më vjen keq që përballë do të jetë Vllaznia, më vjen keq që edhe nëse dalim ne dhe përballemi me të sepse në fund të fundit sepse ne jemi punëtorë dhe profesionista në punën që bëjmë. Ka një ditë që punoj me të gjitha forcat për Besëlidhjen dhe të kthehesh pastaj e të luash kundër qytetit tënd, kundër skuadrës tënde nuk është diçka e lehtë nga ana morale të paktën”.
www.shkodrasport.com