Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLMOSHATEnes Isufi 90 minuta titullar me kombëtaren U-19 në turneun e Italisë

Enes Isufi 90 minuta titullar me kombëtaren U-19 në turneun e Italisë

Pasditen e djeshme kombëtarja shqiptare U-19 nën drejtimin e trajnerit Erjon Bogdani ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në turneun “Lazio Cup” ku është duke marrë pjesë në Itali. Përballë saj ka qenë Racing Club Roma dhe në përfundim të ndeshjes është fiksuar rezultati i barabartë 0-0. Në formacionin kuqezi në këtë ndeshje të parë ka luajtur me sukses për 90 minuta edhe mbrojtësi shkodran Enes Isufi. Sigurisht që ai ka spikatur me sigurinë e treguar në fushë, ndonëse mosha e tij është shumë e re megjithatë ai premton shumë për të ardhmen.

Siç e dimë, Isufi është vetëm 16.5 vjeç. Ai ka patur moshën për të luajtur në kampionatin e 17 vjeçarëve në sezonin që po mbyllet, por drejtuesit e klubit Vllaznia duke parë aftësitë e tij, e kanë aktivizuar me ekipin U-19 ku ka bërë paraqitje shumë të mira dhe jo më kot, është thirrur edhe në kombëtare nga ana e trajnerit Bogdani. Paraqitjet e fundit edhe me këtë kombëtare kuptohet që janë një garanci për të ardhmen e këtij sportisti dhe jo më kot, Vllaznia pak kohë më parë ka firmosur një kontratë profesioniste me këtë futbollist.

www.shkodrasport.com


RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments