Tenistja e talentuar shkodrane Gresi Bajri arrin nje tjeter sukses te shkelqyer ne karrieren e saj. Diten e sotme ka arritur te fitoje trofeun e rradhes, ate “Shkodra Open 2023”.

Ky i fundit eshte nje turne me permasa shume te medha qe u organizua prej nje jave ne Shkoder me pjesmarrjen e mbi 200 tenisteve nga mbare bota. Me nje rivalitet te madh, ajo gjithsesi ia ka dale te triumfoje mbi te gjitha kundershtaret.

Pas sukseset ne turet e para, diten e djeshme ajo ka fituar ne gjysmefinale me italianen Ludovica Pierro me rezultatin 6-0 dhe 7-6. Ne kete menyre siguroi finalen e cila eshte zhvilluar diten e sotme ne kompleksin “Adriatic Tennis Park”.

Perballe saj ka qene nje tjeter sportiste nga Italia, pikerisht Beatrice Veltri me rezultatin 2-0 (6-3, 6-3). Ne kete menyre ajo ka merituar trofeun e vendosur nga organizatoret duke u shpallur kampione ne kategorine “single”.

Por jo vetem kaq. Diten e djeshme ajo ka regjistruar nje tjeter sukses. Ne kategorine “double” sebashku me Alexandra Magia mposhtën në finale dyshen Eleni Chatziavraam dhe Turan Deniz pas nje ndeshje mjaft interesante me rezultat 2-1 (6-2, 4-6, 10-2).

Me keto suksese tenisja e talentuar shkodrane Gresi Bajri konfirmohet edhe njehere si numri 1 ne Shqiperi. Nje sportiste e cila njekohesisht po nderon veten dhe vendin tone edhe ne aktivitetet e ndryshme nderkombetare ku konkurron rregullisht./SHKODRA-SPORT.COM/