Faruk Kalleshi- “Mirënjohja e Qytetit”
Peshengritesi i mirenjohur shkodran Faruk Kalleshi sot ka marre edhe nje tjeter titull. Ate “Mirenjohja e Qytetit te Shkodres”. Vendimi eshte marre ne mbledhjen e sotme te Keshillit Bashkiak te ketij qyteti. Nje titull i tille vjen per karrieren e tij te mrekullueshme sportive. Ajo ka nisur ne vitin 1964 dhe ka mbaruar ne vitin 1984, shoqeruar me 21 tituj kampion, me 21 Kupa Republike, me 116 rekorde kombetare te thyera. Po ashtu, Kalleshi eshte 6 here fitues ne anketat e “10 sportisteve me te mire te vitit”, fitues i medaljeve te arta ne kater Spartakiada Kombetare. Eshte fitues i shume medaljeve nderkombetare dhe pjestar si fitues i superanketes per “10 sportistet me te mire te shekullit”. Te gjitha keto arritje sigurisht qe nuki mund te anashkaloheshin as nga Bashkia Shkoder qe me ne fund u kujtua per nderimin e kesaj figure te madhe sportive.