Klima tek Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka ndryshuar teresisht me ardhjen e trajnerit te ri Ivankoviç dhe sportistet tashme ndjehen shume me mire ne krahasim nga me pare dhe ketu behet fjale sidomos per lojtaret shkodrane. Kete gje e ka bere te ditur vete njeri prej tyre, Herion Faslija ne prononcimin e dhene per mediat paraditen e sotme.

“Shihet qe ne menyren e lojes qe gjerat kane ndryshuar. Tashme te gjithe jane te perfshire, te gjithe luajne me me shume deshire e me pasion dhe besoj se eshte krejt e dukshme qe te gjithe ndihen me mire tani. Kjo eshte merite e trajnerit te ri qe ka marre kohen e duhur, edhe pse ndoshta nuk ka patur kohen e mjaftueshme ne dispozicion per te pare se çfare mund te beje secili prej nesh dhe per te shfrytezuar ate se çfare di te beje me mire”- eshte shprehur ai.

Duke vijuar me tej Faslija ka shtuar: “Besoj se skuadra po funksionon me mire tashme. Kush e njeh skuadren tone, e di qe ajo ka ne perberje lojtare qe ne vite kane dhene prova se munden me fitu me kete skuader dhe munden me shfrytezu secilin prej lojtareve per me e ndihmu ekipin gjate lojes”.

Sa i takon objektivit per titullin kampion, shtatelarti i Vllaznise eshte shprehur: “Une nuk mundem me mendu aq gjate per te shkuar deri tek titulli kampion, sepse nganjehere kur mendon gjate, harron hapin pasardhes qe ke me hedh. Ne mendojme qe te bejme çdo dite stervitje te mira dhe kjo shpresoj te pasqyrohet me ndeshje te mira. Dhe pastaj ndeshjet e mira, kane me na ndihmu me arrit rezultatet qe deshirojme”.

Pyetja e fundit ka qene ajo per ndeshjen e neserme ndaj “Goga Basket” per te cilen Faslija eshte shprehur: “Ne e pritnim fitoren edhe me Teuten, por tashme ajo ka kaluar dhe duhet te jemi te perqendruar tek sfida e rradhes me Goga Basket qe eshte po aq e rendesishme dhe me te cilen mbyllet gjysma e pare e kampionatit. Pra, ka edhe shume ndeshje te tjera pas kesaj dhe kemi mundesi te rikuperojme, si do te qe shkoje ky takim”.
www.shkodrasport.com