Bashkim Fino, rivali i Armando Dukës në zgjedhjet për president të FSHF-së, në asamblenë e 7 shkurtit, i është drejtuar me një letër Komisionit të Verifikimit të Mandateve të Asamblesë, ku kërkon prej tyre zbatimin e detyrave për të cilat janë emëruar.

“Zbatoni detyrat për të cilat jeni emëruar. Shmangni burokracinë brenda Federatës së Futbollit. Garantoni mekanizmat që vendimmarrëse të jenë klubet, çdo vendim dhe praktikë tjetër është abuzim.

Një njeri i vetëm sillet me FSHF-në si në pronën e tij. Për disa vite në Asamble votojnë 12 subjekte fiktive. Administrata ka abuzuar në vijimësi me listën.

Verifikimi i këtij dokumentacioni është detyrë e juaja. Ju bëj thirrje të bëni publike listën e delegatëve”, – thuhet në letrën e Finos, i cili ngre sërish shqetësimin se prej 12 vitesh në asamble votojnë 12 subjekte fiktive.