Vjen edhe amerikani I tretë tek ekipi I basketbollit të meshkujve të Vllaznisë. Drejtuesit e shoqatës kanë bërë realitet firmën edhe me Joshua Freelove. Ata tashmë kanë firmosur kontratën me të dhe në mënyrë, Freelove bëhet basketbollisti I tretë amerikan që firmos për këtë skuadër në pritje të nisjes së fazës së dytë të kampionatit. Para tij kishin firmosur edhe Palmer e Xhekson.


Ardhja e fundit, ajo e Freelove kompleton numrin e të huajve që presidenti Dibra kishte premtuar se do të sillte në skuadër. Basketbollisti I sapoardhur luan në rolin e organizatorit, është 26 vjeç dhe përveçse në Amerikë ka luajtur edhe në Bundeligën e parë austriake me ekipin e Gracit dhe po ashtu në sezonin e fundit ka luajtur edhe në Marok me ekipin Tanger. Dallohet pë lojën e tij të saktë në organizim dhe jo vetëm. Një nga pikat e tij më të forta është shënimi I një numri të madh pikësh në çdo ndeshje që luan, me një mesatare prej 20 pikësh në çdo takim. Në këtë mënyrë, Vllaznia e basketbollit tashmë duket e plotësuar në të gjitha drejtimet sepse përveç tre amerikavë siç dihet, pak kohë më parë pat ardhur edhe Hamati nga Kamza. Megjithatë presidenti Dibra nuk ka ndër mend të ndalet. Në ditët në vijim pritet edhe një tjetër basketbollist nga kampionati shqiptar, pikërisht Gjonaj, I cili ka qenë pjesë e skuadrës edhe një sezon më parë. Në këtë mënyrë, ekipi shkodran duket se tashmë është I vendosur maksimalisht për të synuar titullin e katërt kampion rradhazi.Natyrisht që nuk do të jetë e lehtë sepse edhe Tirana e Teuta kanë të njëjtin objektiv megjithatë me blerjet që po bën Vllaznia, padyshim që konsiderohet ndër pretendentet kryesore për titull.

© shkodrasport.com