Java e 9-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave ka dhuruar dy fitore dhe dy humbje për ekipet e futbollit të femrave. Të suksesshme kanë qenë Vllaznia e Juban Danja ndërsa kanë pësuar disfatë The Door e AAS. Vllaznia ka luajtur me Shkëndinë e Durrësit dhe ka fituar me rezultatin e pastër 5-0 ku autore të golave kanë qenë Megi Doçi (2), Fitore Govori, Denisa Proto dhe Ana Baro.

Ndërkohë Juban Danja ka luajtur në Kamëz me ekipin e Dajtit dhe ka fituar 7-0. Autore të golave për ekipin e presidentit Ferdinand Jaku kanë qenë Aidena Mustafa (2), Emanuela Jaku (2), Xhulia Preçi, Klaudia Rrotani dhe Marçela Ndoci. Me këtë fitore, Juban Danja është ngjitur në kuotën e 19 pikëve duke kaluar në vendin e tretë në renditje. The Door ndërkohë ka luajtur në Kukës ndaj skuadrës vendase dhe ka humbur me rezultatin 3-5 ndërs AAS ka luajtur në Fier dhe është mundur me rezultatin 7-0. Kryesojnë kampionatin pas javës së 9-të me pikë të plota, nga 27 Vllaznia e Kukësi. Sfida e javës së ardhshme në mes këtyre dy ekipeve në Shkodër do jetë shumë interesante dhe përcaktuese sepse do përcaktojë skuadrën “kampione të dimrit”.

© shkodrasport.com