Laçi ktheu me këmbë në tokë Kukësin në sfidën e djeshme të luajtur në kryeqytet. Kurbinasit fituan me grintë, duke mbrojtur rezultatin deri në fund.

Këtë e pranon edhe president i Laçit, Pashk Laska, që në përfundim të takimit është shprehur se rezultati ishte i drejtë në fund dhe se nuk duhet të mendojnë për titullin kampion pasi është shpejt dhe duhet të mendojnë vetëm për ndeshjen e radhës, atë kundër Tiranës:

“Mendoj se pjesën e parë të takimit ishim shumë mirë dhe rezultati i përgjigjet lojës, ndërsa në pjesën e dytë Kukësi u hodh përpara dhe ishte më i avantazhuar në sulm”.

Titulli kampion apo Europa?

“Besoj vetëm te ndeshja e radhës, të mposhtim Tiranën”, përfundoi presidenti i Laçit.