Shorti i turit gjysmefinal te Kupes se Shqiperise do te hidhet me shume mundesi javen e ardhshme dhe kater skuadrat e kualifikuar do te mesojne edhe dy çiftet qe do te luftojne me njeri- tjetrin per te siguruar finalen e ketij kompeticioni.

Nderkohe qe prej dites se djeshme kane filluar te shpalosen edhe deshirat per emrat e kundershtareve. Te Vllaznia ne fakt trajneri Osmani ka deklaruar se nuk ka preferenca, por ka premtuar se skuadra e tij do te jete ne finale. Nga ana tjeter, sot trajneri i Egnatias Edlir Tetova u shpreh se ne Rrogozhine e duan Vllaznine si kundershtare ne gjysmefinale.

Dritan Gjyrezi, menaxheri i njohur shkodran sakaq ka bere edhe ai parashikimet e tij per ndeshjet e ardhshme te Kupes, por ne fakt ka shkuar me tej, duke percaktuar çiftin finalist. “Une mendoj se ne finale do te jene Vllaznia dhe Egnatia, dy skuadra keto qe do te luftojne me pas per ta fituar kete trofe”.

Ai sakaq, per “Shkodra Sport” ka bere edhe nje parashikim per kampionatin duke dhene mendimin e tij se cilat do te jene skuadra e “Final 4” dhe po ashtu edhe finalistet. Ne kete drejtim, ne fakt ka bere nje deklarate surprize duke zgjedhur Teuten ne katershe, para Tiranes, Dinamos e Skenderbeut qe duken me afer.

“Parashikimi im per “Final 4” eshte se keto kater vende do te sigurohen nga Egnatia, Vllaznia, Partizani dhe…Teuta. Ndersa ne finalen e kampionatit ne “Air Albania” do te jene Vllaznia dhe Partizani per te diskutuar çeshtjen e titullit te ketij sezoni”./www.shkodrasport.com/