Kur kaloi ne janar tek Flamurtari, pati shume dyshime ne lidhje me formen e tij. Ashtu si dhe ne Shkoder nje vit me pare, shume vete i kane kujtuar atij “barkun” apo “kilogramet e tepert” ne trup. Megjithate Xhevahir Sukaj po e ben siç duhet detyren e tij dhe tashme eshte shnderruar ne protagonist me lojen dhe golat e tij.

Në një intervistë për “RTSH SPORT”, sulmuesi shkodran shprehet se thjesht po bën punën e tij si profesionist, ndërsa flet edhe për takimin e kësaj fundjave ndaj Luftëtarit.

“Unë jam profesionist dhe kam për detyrë që të kryej atë gjë që marr përsipër. Kam ardhur që të bëj më të mirën këtu. Falë Zotit, i gjithë ekipi po arrin të kontribuojë, kështu ndihesh dhe më i vlerësuar”.

“Shkodra dhe Vlora për mua janë dy ndër qytet më të vlerësuara te pjesa e talenteve. Gjithë jetës kanë prodhuar talente, ndaj për mua janë njësoj Shkodra e Vlora”.

Flamurtari eshte duke bere paraqitje shume te mire ne ndeshjet e fundit dhe Sukaj ka shenuar gola shume te rendesishem duke e ngjitur kete ekip tashme ne vendin e trete te renditjes, pavaresisht problemeve financiare qe ai po kalon.