HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEFlorind Bardulla rinovon kontratën edhe për një vit dhe nis stërvitjen me...

Florind Bardulla rinovon kontratën edhe për një vit dhe nis stërvitjen me ekipin

Pas nje sezoni me probleme te shumta demtimesh, mesfushori shkodran Florind Bardulla pritet te nise nje tjeter krejt ndryshe. Ai duket se i ka lene tashme pas te gjithe shqetesimet qe ka patur dhe prej disa kohesh eshte munduar te kape formen me te mire sportive.

Por nderkohe trajneri i ri i Veleçikut ka dashur ta kete serish ne skuader edhe per kete sezon dhe u ka kerkuar drejtuesve te klubit qe te bejne te mundur rinovimin e kontrates me te.

Nga sa behet e ditur, tashme akordi eshte arritur dhe ish- mesfushori i Vllaznise do te jete zyrtarisht futbollist i Veleçikut edhe per sezonin 2022-23. Kuptohet qe pritshmerite jane te medha per te, por kuptohet e rendesishme eshte qe te mos i rishfaqen problemet e demtimeve.

Bardulla njihet per vlerat e tij dhe si rrjedhoje do t’i beje shume pune skuadres koplikase e cila synon dhe pretendon qe te jete nje nga me te mirat e kampionatit te kategorise se dyte dhe ne gare per ngjitjen nje kategori me lart.

Me firmosjen e kontrates edhe me Bardullen, mund te thuhet se merkatoja e Veleçikut eshte mbyllur dhe tashme thjesht ekipi do t’i jape doren e fundit pergatitjeve per startin e kampionatit qe eshte planifikuar per me 1 tetor./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments