HomeFUTBOLLFOTO- LAJM/ Pas 12 vitesh qejfmbetje, vjen 'paqja' mes 'Gjergj Kastriotit' dhe...

FOTO- LAJM/ Pas 12 vitesh qejfmbetje, vjen ‘paqja’ mes ‘Gjergj Kastriotit’ dhe ‘Hamzasë’

Pas 12 vitesh qejfmbetje dhe “lufte” ne distance, vjen dhe “paqja” ne mes Rudi Vates dhe Kujtim Shabes. Te gjithe e mbajne mend periudhen kur i pari u be trajner i Vllaznise ne sezonin 2011-2012 dhe i dyti nderkohe ishte administrator i klubit ne ate kohe.

Ne mes tyre maredheniet shpejt “u ngrine”, per te vijuar me pas me akuza te ndersjellta, teksa ata perfunduan kunder njeri- tjetrit edhe ne gjykate. Vata e akuzonte Shaben per “fondin e zi”, ndersa ky tjetri trajnerin per “perfitime financiare”.

Megjithate pak dite me pare ka ardhur edhe “paqja”. Ka qene pikerisht kupa per mjeshtrin Hysen Zmijani qe ka mbledhur sebashku edhe veteranet e futbollit shkodran, ashtu si dhe ata vlonjat dhe tiranas.

Dhe ne nje moment para fillimit te ndeshjeve, teksa beheshin edhe fotografite e rastit, ka qene Rudi Vata ai qe ka “shtrire” i pari doren e paqes. “Ma bej nje foto me kete qe ka sulmuar e sabotuar”- i eshte drejtuar ai fotografit.

Per Shaben ky veprim i ish- trajnerit ka qene disi i papritur dhe eshte munduar ta kaloje edhe me humor, duke permendur vete shprehjen qe pat perdorur Rudi para 12 vitesh: “U bene sebashku prape Gjergj Kastrioti me Hamzanë”. Te shpresojme qe gjithçka eshte mbyllur ketu sepse futbolli prodhon edhe polemika, por me kalimin e viteve, ata duhen lene pas krahut./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments