LeBron Xhejms akuzohet se ka tradhëtuar gruan e tij me një modele 22-vjeçare dhe këto akuza i ka bërë një modele shqiptare. Një histori që ka pushtuar mediat amerikane në këtë periudhë ku sporti është i ndalur dhe për më tepër bëhet fjalë për një nga yjet më të njohur të sportit botëror.
Modelja Erza Haliti, bashkëshortja e lojtarit të Denver Bronkos, Nik Vanet, ka hedhur një foto në Instagram ku lëshon akuzat e rënda. Më një foto të basketbollistit të LA Lakers ajo shkroi: “A jam unë e vetmja që nuk është një fanse e LeBron? Nuk kam qenë asnjëherë fanse e burrave që tradhëtojnë gratë e tyre. Sidomos me @sofiajamora”.
Sofia Jamora, emri që ajo kishte vendosur në postim, është një modele 22-vjeçare amerikane e cila është e njohur si imazhi i disa videoklipeve. Në Instagram, ajo ka hedhur disa herë foto brenda “Staples Center”, gjatë ndeshjeve të LA Lakers.
Mediat amerikane raportojnë se Haliti dhe Jamora kanë qenë shoqe të ngushta, e tashmë nuk janë më, ndaj bukuroshja shqiptare ka vendosur që të zbulojë të fshehtat e saj.
LeBron nuk ka komentuar këto zëra, por çështja është përhapur në mediat në SHBA, pasi ai njihej si një person shumë familjar, i martuar që nga viti 2013 me Savanah, të dashurën që kishte që në shkollë të mesme e me të cilën kja tre fëmijë. /vipsport/
