Tërmeti i 26 nëntorit dhe viktimat që la pas, kanë shqetësuar të madh e të vogël. Të shumta kanë qenë reagimet e personazheve të njohura, në mbështetje të të prekurve.

Dje, ish kryetarja e Bashkisë Durrës tanimë, u shpreh se ishte e kënaqur që kishte 50 viktima. Sigurisht, znj. Sako nuk gjeti fjalët e duhura në atë momënt, duke sjellë dhe dorëheqjen e saj nga posti i lartë, raporton newsport.al.

Ka qenë zyrtari i FSHF-së, Andi Verçani që ka ironizuar këtë deklaratë si dhe kryeministrin Rama për foton e postuar prej tij. Në profilin e tij, Verçani ka shpërndarë një foto të kryeministrit Rama, në të cilën ai shfaqet duke festuar me fëmijët që janë prekur nga tërmeti.

“Momenti për të festuar që e mbyllëm me 50 viktima. S’paska qenë emocion i mikrofonit, paska folur me zemër “zonja” bionde”, mbyll reagimin e tij zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit.