Një prapaskenë e bujshme zbulohet në Angli dhe ka të bëjë me Jose Mourinho. Sikurse raporton “The Sun”, Real Madrid i ka ofruar trajnerit portugez 12 milionë euro vetëm e vetëm që të mos pranonte asnjë ofertë, në mënyrë që të zëvendësojë Zinedine Zidane në momentin e shkarkimit.

Mou nuk e ka pranuar diçka të tillë. Prej kohësh ishte pa ekip dhe ai e kishte shprehur se do të pranonte ofertën e një klubi me objektiva të mëdha. Me largimin e Mauricio Pochettino nga Tottenham, portugezi nuk ka hezituar të thotë “po” dhe ka nisur nga puna në krye të londinezëve.

Ky lajm sigurisht nuk do të pritet mirë nga Zidane, i cili e nisi keq kampionatin në Spanjë dhe në disa momente në media u raportua se rrezikonte shkarkimin.

Presidenti Florentino Perez u tregua i duruar, nisur edhe nga kontrata që lidh palët dhe që i shkaktonte një humbje të madhe spanjollëve në aspektin financiar. /abcnews/