Kupa “Ramazan Rragami” e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, në përvjetorin e ndarjes nga jeta, të një nga emblemat e futbollit shqiptar, ka bërë bashkë të gjithë legjendat e Vllaznisë.

Nuk kanë munguar tifozët e shumtë që kanë preferuar ta ndjekin nga afër këtë sfidë, ku emra si Hysen Zmijani, Bardh Jera, Avenir Dani, Armando Cungu, Auron Miloti, Edmond Doçi dhe Alban Neziri kane qene pjese e kupes me emrin e kesaj legjende, teksa kane perfshire ne rradhet e tyre edhe trajnerin aktual te Vllaznise Mirel Josa.

Por pavaresisht klasit dhe talentit te tyre, yjet e viteve te meparshme te Vllaznise nuk ia kane dale dot te triumfojne ne kete kupe teksa jane mundur ne gjysmefinale me rezultatin 1-2 nga gazetaret shkodrane. Goli i vetem i Armando Cungut ka qene i pavlere per t’i dhene fitoren ketij ekipi sepse njerezit e medias shkodrane kane shenuar dy here me ane te Gjergj Koles dhe Mirjon Mehjes.

Megjithate ne garen per vendin e trete, veteranet e futbollit shkodrane kane fituar me penallti ndaj ekipit te RTK. Pavaresisht ketij fakti, te pranishmit ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” jane entuziasmuar duke pare edhe njehere talentin e ketyre ikonave te futbollit, pavaresisht moshes se tyre.