1 vit pa Ramazan Rragamin, emblemën e futbollit shkodran dhe atij shqiptar. Pikerisht per kete arsye, gjate dites se sotme eshte zhvilluar nje ceremoni perkujtimore ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi”, ku kane marre pjese edhe shume personalitete te futbollit dhe jo vetem.

Ka emra që përjetësohen falë punës dhe veprës që lënë pas dhe një prej tyre është padiskutim Ramazan Rragami. Mes figurave të shquara të sportit, familjarëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve, e përkujtuam legjendën Rragami për të gjithë kontributin që dha në fushën e blertë, e si edukues dhe formues i brezit të ri.

Mes te pranishmeve ka qene edhe kryetari i Bashkise Shkoder, z. Bardh Spahia i cili ka zbuluar se ne femijerine e tij ka qene futbollist dhe perpos trajnereve si Selami Dani e Agim Medja, ka punuar edhe me Ramazan Rragamin. Po ashtu, numri 1 i Bashkise ka zbuluar edhe nje die shume interesante:

“I kam propozuar këshillit bashkiak që sheshi përpara stadiumit të marr emrin “Ramazan Rragami”. Ky është një vlerësim dhe që ja bëjmë sportit dhe ikonave të tij në Shkodër duke patur ky shesh emrin e kësaj figure sportive dhe jo vetëm”- eshte shprehur kryebashkiaku Spahia.