Prej disa ditesh, Ilir Kepa, nje nga futbollistet e spikatur nder vite tek Vllaznia por edhe ne Kombetare, eshte me pushime ne Shkoder. Mjaft aktiv me komente e mbeshtetje per Vllaznine edhe ne Belgjike ku jeton, Kepa ka ndjekur me emocion edhe mdeshjen e Vllaznise ne Shkoder me Shiroki Brijeg.

Diten e sotme, Kepa ka marre nje dhurate, ne formen e nje surprize te kendshme nga Vllaznia e tij. Ka qene Blendi Dibra ai qe i ka dhuruar Kepes nje fanele kuqeblu te ekipit te zemres. Jo nje cfaredo por pikerisht ate me numrin 8, qe Kepa mbante kur luante me Vllaznine.

“…oh çfarë emocionesh, pak orë para nisjes për n’Qipro, kafeja e mëngjesit me dy ikonat e futbollit shqiptarë, Ilir Kepa dhe Hysen Zmijani, zemrat e të cilëve rrahin çdo sekondë vetëm kuqeblu”, shkruan Blendi Dibra, duke e shoqeruar edhe me foton me poshte.

Sigurisht, kjo dhurate do te jete nder me te cmuarat per Kepen, pasi vjen nga ekipi nga ai u krijua si futbollist dhe ngjyrat e te cilit jo vetem i mbrojti me shpirt, por i ka ne zemer si gje mjaft te cmuar. /ShkodraWeb/