Situata në vendin tonë fatmirësisht s’ka qenë shumë alarmante prej Coronavirusit ashtu siç ka ndodhur në gjithë shtetet e tjera të Europës.

Pas një pauze 45 ditore të kampionatit, Federata Shqiptare e Futbollit po projektin planin për rifillimin e kampionatit. Kësisoj në zyrat e institucionit të futbollit në vend kanë përcaktuar një datë për të startuar sërish Superiorja.

Ende s’është bërë publike por burime jo zyrtare tregojnë se 20 maji është fiksuar si dita për të rifilluar kampionati. Por, për këtë duhet miratimi i qeverisë ose më i saktë i Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të sporteve

Pritet të shihet se çdo të ndodhë ndërsa fillimisht po pritet “OK” që skuadrat të zbresin në stërvitje duke u stërvitur në grupe ashtu siç po veprohet në vende të tjera të Europës./newsport/