Fitorja e Vllaznise sonte ne Kupe ndaj Apolonise ka bere qe ekipi shkodran te rrembeje kupen e shtate rradhazi duke hyre kesisoj ne histori.

Por finalja e sotme ne “Elbasan Arena” ka patur nje te vecante fantastike. Kupen presidenti i FSHF-se Armando Duka dhe kengetari i mirenjohur Bujar Qamili ia kane dorezuar kapitenes Ardiola Raxhimi.

Ne fakt, gjate ndeshjes shiritin e ka mbajtur sulmuesja Megi Doçi por ne fund te takimit, i gjithe ekipi ne menyre unanime ka vendosur qe kupen ta ngrinte lart potieria Raxhimi.

Arsyeja pse ka ndodhur keshtu, eshte zbuluar nga vete Ardiola ne nje prononcim per ” Shkodra Sport” pas ndeshjes kur eshte shprehur: “Eshte nje kenaqesi shume e madhe kur ngre lart nje tjeter trofe.

Por shpresoj qe Apolonia te mos e reklamoje ndeshjen sepse Vllaznia ka luajtur me 12 vete ne kete takim. Po zbuloj ketu faktin se une jam shtatezene dhe prandaj gezimi eshte edhe me i madh. Jam shume e lumtur per kete gje por premtoj se vitin e ardhshem do te jem serish ne fushe per te fituar te tjera trofe me Vllaznine”.