Një ish-kapiten për stolin e Kombëtares shqiptare. Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga mesfushorët brilant të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Kristian Panuçit.
Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në pankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes.
“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Kola ka biseduar javën e kaluar me përfaqësuesit më të lartë të FSHF, duke marrë një propozim konkret.
Bledar Kola eshte nje nga emrat me te shquar te futbollit shqiptar te viteve ’90, i cili ka bere emer me kombetaren shqiptare por edhe ne ekipet greke ku ka luajtur.