HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFund me polemika për një të kuq, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët

Fund me polemika për një të kuq, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët

Dinamo dhe Vllaznia kanë ndarë pikët në duelin e tyre në “Elbasan Arena”, në një sfidë ku episodet sollën barazimin 1-1 që u mbyll në fakt me polemika.

Dy skuadrat në fushë dhuruan pak gjëra për t’u kujtuar në pjesën e parë, teksa rrallëherë tentuan portën kundërshtare. Pjesa e dytë nisi me një penallti të fituar nga Gruda e të transfermuar saktësisht nga Balaj i cili më pas shpërdori mundësinë e golit të dytë,

Dinamo gjeti barazimin në minutat e fundit me anë të Bardhit, teksa më pas kërkoi edhe një penallti me Zabërgjën, por përkundrazi ky i fundit u ndëshkua me të verdhë për simulim, duke marrë kështu të kuqin.

Një vendim i gjyqtarit Koçi pa rishikuar pamjet në VAR, që tensionoi dinamovitët deri në vërshëllimën përfundimtare.

DINAMO-VLLAZNIA 1-1
84′ Bardhi / 51′ (p) Balaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments