HomeKRYESOREFundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen legjionarët

Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptar që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari renditet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili vlerësohet me notën 8,3, pasi i ka dhuruar fitoren Azhasiosë ndaj skuadrës së Nim me rezultatin 1-0.

I dyti klasifikohet Arbnor Muçolli, i cili është vlerësuar me notën 7,6, teksa ka realizuar një gol në triumfin e Vejles së tij ndaj Odenses në elitën e futbollit danez.

I treti renditet Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 7,4, nga ku ka kryer një paraqitje fantastike me fanellën e Rijekës në Kroaci.

I katërti klasifikohet mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili vlerësohet me notën 7,4, teksa ka bërë një paraqitje mbresëlënëse me Atalantën e tij në ndeshjen ndaj Bolonjës.

I pesti në këtë renditje është Bernard Karrica, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku është paraqitur pozitivisht në fushën e blertë me fanellën e Dragovoljacit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments