Faza e dytë e kampionatit të 16 vjeçareve në futboll ka nisur me fitore për ekipin e Vllaznisë. Ai ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj Teutës, në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”.

Ka qene futbollistja Egla Hoxha ajo qe ka zhbllokuar rezultatin ne minuten e 12-te dhe po kjo futbolliste do te shenonte edhe golin e dyte pese minuta me vone duke dyfishuar shifrat.

Ne minuten e 29-te nderkohe arbitrja e ketij takimi Jena Mala ka akorduar 11-metersh per Teuten por nga pika e bardhe Kryemadhi nuk ka arritur dot te shenoje dhe ne kete menyre pjesa e pare eshte mbyllur ne shifrat 2-0 per Vllaznia U16.

Ne pjesen e dyte do te ishte futbollistja Juarda Alijaj qe do te shenonte edhe golin e trete dhe te fundit te kesaj ndeshje qe do te mbyllej me fitoren e Vllaznise me rezultatin e paster 3-0.

Pas javes se katert te kampionatit, Vllaznia kryeson renditjen e grupit A te ketij kampionati me 10 pike, pas 3 fitoreve dhe 1 barazimi. Synimi i saj padyshim qe eshte ruajtja e titullit kampion te fituar edhe sezonin e kaluar./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U16- TEUTA U16 3-0

Golat: Hoxha 2, Alilaj

VLLAZNIA U16: Gjergji, Shkambi, Lorja, Ara, Hasaj, Hoxha, Cungu, Alijaj, Ndoci, Shporaj, Mataj. Trajnere: Esmeralda Franja. U aktivizuan edhe Necaj, Plepi e Guri.