Briken Çalja garoi ditën e djeshme në Lojërat Olimpike të Tokyo 2020 në disiplinën e peshëngritjes deri në peshën 73 kg. Peshëngritësi kuqezi shkruajti historinë në kryeqytetin japonez, pasi me 341 kilogramët e ngritur në dygarësh arriti që të vendos rekord kombëtar duke e mbyllur garën në vendin e 4-të. Pas këtij suksesi të arritur ajo që doli në pah ishte një skandal pasi në këtë olimpiadë mungonte trajneri i Çaljes, Gerald Tosku.

Lidhur me këtë skandal ka reaguar edhe gaztari i njohur, Ervin Baku përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai falenderon Brikenin për suksesin e arritur në këto Lojëra Olimpike, ndërsa e ka konsideruar si turp dhe skandal mungesën e trajnerit të tij. Në fund, gazetari Baku i drejtohet edhe drejtpërdrejt peshëngritësit kuqezi duke e pyetur se pse pranoi të shkonte në Tokyo pa trajnerin e tij.

Postimi i Gazetarit, Ervin Baku:

FALEMINDERIT ME SHPIRT BRIKEN CALJA!

TURP PËR JU QË E LATË VETËM, PA TRAJNERIN E TIJ! TURP I MADH! SKANDAL! JU NUK E DONI SHQIPËRINË!

E para, Kampioni ynë i madh, Briken Calja ka regjistruar dje në kryeqytetin japonez rezultatin më të lartë që Shqipëria ka arritur në Lojërat Olimpike… Duke ditur edhe vështirësitë që ka kaluar kohët e fundit nga disa problem familjare, dihet t’i heqim të gjithë kapelen… Të falem nderit me shpirt kampion!!!

E dyta, Si ka mundësi që sportisti ynë më i mirë të dërgohet në garën e tij të jetës pa trajnerin e tij??? Si ka mundësi??? Si mund të ndodhë një gjë e tillë??? Mor të mjerë, po vetëm trajneri e njeh përmendësh sportistin. Di peshën trupore, di mundësitë fizike, teknike, emocionale, psikologjike. Vetëm trajneri mund ta përgatisë sportistin. Trajneri bën nxemjen, ndërton taktikën e garës… Mirë që nuk keni psikologë, por po eliminoni dhe trajnerët tani???

Ju nuk e doni Shqipërinë! Turp! Skandal!

E treta, një pyetje për ty kampioni ynë i madh, krenaria jonë kombëtare: Ti si dhe pse pranove të shkoje në Tokio pa trajnerin tënd???