HomeFUTBOLLGazetari Tufa: Imagjinojeni pak, Shqipëria dhe Rusia të përjashtuara nga UEFA!

Gazetari Tufa: Imagjinojeni pak, Shqipëria dhe Rusia të përjashtuara nga UEFA!

Teksa të gjithë po diskutojnë për vendimin që UEFA pritet të jap në këto kohë për Shqipërinë, Bashkim Tufa ka treguar disa detaje shtesë.

I ftuar në “Ora Sport” që transmetohet në “Ora News”, Tufa tregon kohën që kanë pushtetarët dhe Gjykatat në mënyrë që Shqipëria të mos marrë 10 vitet e dënimit pa Europën.

“Sot, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të diskutojë finalen parësore. UEFA nuk mund të rrezikojë të luhet finalja e një eventi të saj, në një vend ku nuk është regjistruar Federata, pa Federatë. Paralajmërimi i fundit do të jetë deri në fundin e këtij muaji.

Nëse nuk do të zgjidhet deri atëherë, atëherë do të vijë dënimi për 10 vite. Imagjinoni vetëm këtë: “Përjashtohet nga Europa, Rusia dhe Shqipëria”, tha Tufa. /Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments