Njohja me Gezimin, i perket viteve te femijerise, aty ne lagjen Zdrale, bash ne shkollen shatevjecare “7 Nentori” e cila ishte prone e familjes shkodrane Mema.

Dhe tek oborri i kesaj shkolle filloi dhe rrugetimi i dhjetra e dhjetra nxaneseve me sportin, ku njeri orej tyre qe do te bente emer ne atletiken shkodrane, ishte edhe Gezim Mema, kjo fale edhe fatit se ne kete shkolle kishim mesues te edukimit fizik zotni Fehti Dizdari.

Puna e djersa qe derdhi Gezimi, sa ne pisten e stadiumit “Loro Boriçi”, si atlet dhe me pas si trajner profesionist -Trajner i Shekullit me rastin e 100 vjetorit te Vllaznise – aq dhe ne punen e tij si inspektor e me vone sekretar i klubit shumesportesh “Vllaznia” la gjurme dhe vlera te padiskutueshme.

Gezimi diti te krijoje mardhanie pune me koleget e tij,atletet qe sterviti dhe  pa dyshim  edhe me ne gazetaret sportiv, duke afruar gjithenje mbeshtetje dhe nxitje per te pasqyruar me vertetesi aktivitet sportive.

Me Gezimin kam bashkepunuar ne orgonizimin e disa veprimtarive festive sportive,sidomos ne rastin e 80 vjetorit te
Vllaznise ku mundesoi dhe botimin e nje almanaku “Vllaznia ne 80 vjetorin e krijimit”.

Me kete rast u shpallen per here te pare Qytetare te Nderuar te Shkodres, Palok Nika, Muhamet Dibra e Fehti Dizdari, u shpallen trajneret e sportistet me te mire te Shkodres ne 80 vite, krijoi çmimin sportiv “Palok Nika”, duke bashkepunuar me skulptorin shkodran Ferit Kola.

Ishte nga trajneret e pare qe lidhi atletiken shkodrane me ate te Kosoves,ku me 28 Nentor 2001 ne diten e vendosjes se monumentit te Skenderbeut ne Prishtine, grupi i atleteve te Vllaznise u prit me duartrokitje ne garat qe moren pjese.

Eshte per t’u permendur edhe kontributi i Memes ne fitimin e titullit kampion ne futboll nga Vllaznia ne vitin 2001, ku me mbeshtetjen e ish- presidentit te Vllaznise te ndjerit Myftar Çela, i dhuruan Shkodres nje shfaqje te paharruar e mbreselenese ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Vdekja e parakoheshme e Gezim Memes ka prekur zemrat e qytetareve, sportisteve dhe kolegeve dhe familja humbi njeriun e saj te dashur, prindin dhe qytetarin e nderuar, qe padyshim mbtetet nje figure emblematike per sportin shkodran.
NAMIK MEHMETI
FIRENZE  25. 06. 2020