Kombëtarja do ta nisë fushatën kualifikuese me një transfertë kundër Polonisë, një ndeshje e vështirë për vetë faktin e forcës që ka kundërshtari.

Teksa lista e lojtarëve nuk është bërë ende publike nga FSHF-ja, Silvinjo duhet të zgjedhë mes disa sulmuesve që ka në dispozicion këtë ndeshje, përveç dy të dëmtuarve (Armando Broja, ka mbyllur sezonin) dhe (Rei Manaj, ende i dëmtuar dhe pa ekip), të gatshëm janë gjashtë futbollistë, ku ata që do të përzgjidhen do t’i vihen në ndihmë ekipit përfaqësues.

Mes emrave, Myrto Uzuni është sulmuesi më në formë, ku po shkëlqen në Kategorinë e Dytë në Spanjë. Ndërkohë, të gatshëm janë edhe Sokol Cikalleshi që po luan në Arabi, Ernest Muçi në Poloni dhe Taulant Seferi, i cili tashmë është i vetmi i konfirmuar.

Po ashtu, Xhuliano Skuka, i cili ishte pjesë e miqësoreve të fundit dhe tashmë është te Metzi, si dhe Vrioni që po luan në SHBA.