Kombëtarja islandeze nuk di që të befasojë vetëm me futboll. Lojtarët e saj janë të aftë që me gjestet e tyre unike të bëjnë për vete tifozët anembanë botës.
Të gjithë së bashku vendosën që t’i tregonin mbështetjen futbollistit nigerian Carl Ikeme. Portieri 32 vjeçar i Wolverhampton po kalon një moment shumë të vështirë.
Ai u diagnostikua me leucemi dhe i është dashur që të braktisë pasionin e tij më të madh futbollin dhe të nisë që të kurohet.
Kjo bëri që të mos të ishte i gatshëm për të luajtur me Nigerinë në Kupën e Botës. Gjithsesi, islandezët ditën se si ta bënin atë pjesë të kompeticionit më të rëndësishëm të planetit në futboll.
Ish shoku i tij i skuadrës të Wolverhampton, Jón Dadi Bodvarsson, u kërkoi shokëve të skuadrës që të bënin në fotografi të gjithë së bashku me një fanellë me numrin 1 dhe me emrin e lojtarit nigerian, Ikeme.
“Ne jemi një familje e madhe” deklaroi kapiteni, Aron Gunnarsson, kurse trajneri i Islandës, Heimir Hallgrimssson, shpjegoi se: “Ky gjest tregon se ka shumë gjëra më të rëndësishme se sa futbolli”.
Islanda merr jesh për herë të parë në një botëror. Diçka e pamendueshme për një shtet me vetëm 350 mijë banorë, që tani ka mundësinë që të bëjë historinë. E pavarësisht këtij shansi, lojtarët e kombëtares nuk kanë harruar për gjërat të cilat realisht kanë rëndësi./EDS/