Fillim-sezoni ka nxjerrë para gazetarëve në një konferencë për shtyp edhe administratorin e KF Vllaznia Astrit Gjyrezi. Para gazetarëve, mesditën e sotme ai ka folur në lidhje me përgatitjet e bëra, merkaton, objektivat dhe financat e klubit duke shpresuar mbi të gjitha në paraqitje më të mira të kuqebluve në sezonin e ri.

“Besoj se gjërat kanë shkuar në mënyrën e duhur në këto përgatitjet e nisjes së sëzonit. Kemi zhvilluar një merkato cilësore mendoj unë me ato mundësitë që kemi patur dhe tashmë nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të presim një fitore në ndeshjen e parë të kampionatit nesër në Fier ndaj Lushnjës. Ne si klub jemi munduar t’ia plotësojmë të gjitha kushtet skuadrës dhe po ashtu, duke patur mbështetjen e Bashkisë dhe të Këshillit Bashkiak, kemi të siguruara edhe financat për sezonin e ri. Jam i mendimit se një nisje e mbarë e kampionatit do të na ndihmonte shumë për të ardhmen dhe po ashtu, besoj se sivjet Vllaznia ka për të na dhuruar më shumë emocione se një sezon më parë”- është shprehur ai.

© shkodrasport.com