Tirana është afër firmës me Ardit Deliun. Mesfushori nga Kavaja ishte pjesë e Laçit në katër sezonet e fundit. 24-vjeçari u transferua më 17 qershor si lojtar i lirë te Liepaja.
Me ekipin letonez me të cilin deri tani ka zhvilluar një ndeshje të plotë në Conference League dhe tetë sfida në kampionat në një total prej 424 minutave aktivizim.
Drejtuesit e kampionëve të Shqipërisë po bisedojnë prej ditësh me mesfushorin. SuperSport mëson se marrëveshja mes palëve është arritur dhe pritet vetëm zyrtarizimi i rikthimit të lojtarit në Superiore.
Ky do të ishte afrimi i tetë i Tiranës në merkaton verore. Përveç Laçit dhe Liepaja-s, Deliu ka luajtur edhe në futbollin kroat me ekipet e RNK Split dhe Hajduk Split.