PSV dhe Liverpool kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Cody Gakpo te skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp.
Vetë PSV Eindhoven e ka bërë të ditur këtë lajm në faqen e tyre të internetit. Sulmuesi 23-vjeçar, protagonist i madh me kombëtaren holandeze në Kupën e Botës Katar 2022, do të niset menjëherë drejt Anglisë ku do të kryejë formalitetet e nevojshme për të përfunduar transferimin.
Edhe pse shifra zyrtare për shitjen e Gapko nuk është komunikuar ende, thuhet se është një transferim rekord për PSV, gjë të cilën e bëri të ditur drejtori i përgjithshëm i skuadrës holandeze, Marcel Brands.