Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja e 19-vjeçarëve në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ashtu si edhe tek 17-vjeçarët, gjithçka përfundoi në baraspeshë në përfundim të 90-minutave.

Sa i takon kronologjisë së ndeshjes, kanë qenë miqtë nga kryeqyteti që kanë shënuar të parët në “Reshit Rusi”. Kështu, pak para fundit të pjesës së parë, Partizani ka kaluar në avantazh dhe ky 45-minutësh u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të të kuqve.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë shtojnë sulmet e tyre në drejtim të portës së Partizanit, por pa ia arritur dot qëllimit për të barazuar ndeshjen. Atëherë, kur u duk se kjo ndeshje do të mbyllej me fitoren e Partizanit, më konkretisht në minutat e fundit, ka qenë sulmuesi Kevin Dodaj që do të barazonte për kuqeblutë.

Në këtë mënyrë, gjithçka është mbyllur në baraspeshë me rezultatin 1-1. Pas këtij barazimi, Vllaznia U-19 renditet në vendin e katërt në tabelën e klasifikimit në kuotën e 20-pikëve. Në fakt, duhet thënë se ekipi është pothuajse tërësisht i rinovuar dhe kanë mbetur vetëm shumë pak elementë nga sezoni i kaluar. /Maringlen ZHIVANI/

U-19: Vllaznia-Partizani 1-1

Goli për Vllaznia U-19: Dodaj 90’

Formacioni i Vllaznia U-19 (4-1-4-1): Jukaj, Repaj (Guri 71’), Rroku, Selmani, Kapllanaj, Brahimi (Halili 51’), Muhaj, Cungu, Shimaj (Hagrepi 63’), Zaganjori, Dodaj (në dispozicion: Lujkaj, Beçina, Nika, Kallamoqi, Zymeri) Tr: Malvin Meçarovi