...
HomeKRYESOREGranit Xhaka cakton datën: Ja kur do ta zbuloj të ardhmen time

Granit Xhaka cakton datën: Ja kur do ta zbuloj të ardhmen time

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka, ka dhënë një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e tij në klubin londinez.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka kohë që përflitet për një largim nga gjigantët e Premier League.

Xhaka, i cili ka rifituar zemrat e tifozëve pas një sezoni të shkëlqyer, përflitet se do të shkojë drejt Bayer Leverkusen.

Duke folur me gazetarët këtë fundjavë, ai deklaroi: “Do ta dini javën tjetër (deri të dielën), me siguri. Para ndeshjes kundë Wolves.

“Mendoj se tifozët e meritojnë këtë. Edhe unë po ashtu. Kemi edhe një javë përpara fundit të Premier League dhe unë dua ta shijoj atë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.