HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGrima: Trajneri i ri i Vllaznisë zgjidhet brenda javës

Grima: Trajneri i ri i Vllaznisë zgjidhet brenda javës

Dilema e madhe në këtë periudhë në kampin shkodran është ajo se kur do të zgjidhet trajneri I ri? Drejtori sportiv Armir Grima mendon se brenda kësaj jave, gjithçka do ketë marrë fund dhe trajneri I ri do jetë vendosur, prandaj në lidhje me këtë thotë: “Tashmë nuk kemi se çfarë të shtyjmë më. Gjatë këtyre ditëve, Brenda kësaj jave, sapo të gjejmë mundësinë që gjithë këto pjestarët e Këshillit të jenë të disponueshëm por edhe kryebashkiaku Luka, të zhvillojmë një takim dhe të analizojmë gjithë kandidaturat për trajner për të përzgjedhur më të përshtatshmin për Vllazninë”.

Pyetja e rradhës natyrisht shkon për emrat që do parashtrohen në tavolinë, por Grima nuk ka dëshirë të japë më shumë detaje dhe mjaftohet duke thënë: “Nuk dua t’I bëj publikë të gjithë emrat por besoj se do diskutojmë për 3-4 emrat më të mundshëm për postin e trajnerit të ardhshëm të Vllaznisë. Prej këtyre do dalë edhe trajneri I ri”. Ai ka folur. Ndoshta për të parën herë qartë për atë se çfarë do ndodhë tek skuadra shkodrane. Emrat thuajse janë seleksionuar. Mbetet vetëm përzgjedhja e timonierit, procedurë kjo që do kalojë fillimisht nga Këshilli i Trajnerëve.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments