HomeBOKSGrushte jo vetëm në ring, shikoni sherrin masiv që shpërtheu në përballjen...

Grushte jo vetëm në ring, shikoni sherrin masiv që shpërtheu në përballjen Fury vs Seferi (Video)

Përballja në ring mes Sefer Seferit dhe Tyson Fury-t nuk ishte vetmja mbrëmë në “Manchester Arena”.

Teksa zhvillohej raundi i dyte, ekzaktësisht në sekondat e fundit të tij, një sherr masiv shpërtheu jashtë ringut ndërmjet fansave duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, përfshirë edhe të boksierëve.

Nuk dihet ende se për çfarë arsye nisi ky sherr masiv dhe kush u përshi në të. Vetëm pas ndërhyrjes së rojeve të sigurisë situata arriti të qetësohej.

Kujtojmë se sa i takon duelit mes boksierëve shqiptari Seferi nuk arriti dot të shkonte më shumë se raundi i katërt, duke u mundur me ‘nokaut’.

Ndërkohë sa i takon Fury-t sfida ndaj Seferit ishte përballja e parë në ring pas dy vitesh e gjysmë pushim, një duel që ishte i lehtë për ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, që synon të rimarrë titujt e dorëzuar pa dueluar në shtator të 2016-ës (kur doli pozitiv me kokainë prej depresionit).

https://www.facebook.com/youngtribune1/videos/2040220909560982/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments