HomeSHKODRANET NEPER BOTEHamdi Salihi "s'e harron zanatin". Shënon supergol në Austri

Hamdi Salihi “s’e harron zanatin”. Shënon supergol në Austri

Mosha kalon, por klasi mbetet. Hamdi Salihi, është si ajo vera që sa më e vjetër aq më e mirë bëhet. Sulmuesi shkodran ka shënuar sot një gol të shkëlqyer në suksesin 4-0 të ëiener Neustadt kundër Blau-ëeiß Linz në shtëpi. Ish-sulmuesi i Skënderbeut, ka dyfishuar shifrat në minutën e 33’ të takimit duke e shfrytëzuar në maksimum krosin e Ljubicic nga e djatha dhe me kokë e dërgon topin në trekëndëshin e portës nga hyrja e zonës.

Ky ishte goli i parë për 33-vjeçarin që vendosi të rikthehet në Austri, aty ku kaluar një pjesë të mirë të karrierës së tij. Shkodrani e nisi ndeshjen si titullar por u zëvendësua në minutën e 74’ për t’i lënë vendin Stefel pas një performance mjaft të mirë. Kjo ishte ndeshja e dytë zyrtare për ekipin e ëiener Neustadt në kampionat ku ka grumbulluar 6 pikë dhe kryeson renditjen në Kategorinë e Dytë austriake.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments