Pas 16 ditesh do te nise kampionati i ri i futbollit, ai i sezonit 2022-23. Nje kampionat qe vjen me ndryshime te tjera dhe tashme pjese e Superliges nuk eshte me as Skenderbeu dhe as Dinamo, dy skuadra me histori dhe tradite.

Ne vend te tyre do jene Erzeni dhe Bylis, skuadra pa histori por me perpjekje maksimale per t’u bere faktor ne futbollin shqiptar. Ajo qe te ben pershtypje eshte se harta e re e kampionatit per sezonin qe starton pas pak ditesh, eshte i perqendruar kryesisht ne Shqiperine e mesme, nderkohe qe pjesa e jugut eshte thuajse e boshatisur, ashtu si dhe ajo lindore.

Ne 10 skuadrat pjesmarrese ne sezonin e ri, 3 do jene te Veriut, pikerisht Shkodra, Laçi dhe Kukesi. “Rekordin” e mban Shqiperia e Mesme me plot 6 skuadra qe do te marrin pjese ne Superligen e sezonit qe do te nise pas pak ditesh.

Dhe behet fjale per Tiranen, Partizanin, Teuten, Kastriotin, Erzenin dhe Egnatian. Nderkohe Jugu i vendit do te perfaqesohet vetem me ekipin e Bylisit. Siç shikohet edhe nga harta, jane zona te tera ne te cilat nuk luhet futboll i Superliges. Madje edhe ne qytete te njohura dhe me tradite.

Megjithate ky eshte realiteti aktual, ndonese prej kohesh po flitet per nje rritje te numrit te skuadrave pjesmarrese ne Superlige, por per momentin kjo nuk po ndodh dhe si rrjedhoje, harta eshte kjo qe eshte./SHKODRA-SPORT.COM/