Pak minuta me pare ne Nion te Zvicres eshte hedhur shorti i turit te dyte te Liges se Kampioneve te Europes ne futboll per femra. Siç dihet, ne kete tur merr pjese edhe kampionia e Shqiperise, Vllaznia e Shkodres.

Ne kete tur perveç saj jane edhe 31 ekipe te tjera te cilat vazhdojne garen ne kete kompeticion te rendesishem. Ne baze te verdiktit te shortit, ekipi shkodran do te luaje me skuadren kampione te Danimarkes Fortuna Hjørring

Ndeshja e pare e Vllaznise ndaj do te luhet me date 11 ose 12 shtator ne stadiumin “Loro Boriçi” ndersa ajo e kthimit pas dy javesh ne Danimarke.

Siç kuptohet, ekipi shkodran e ka kryer misionin e tij me kalimin e turit te pare qe perben edhe nje sukses historik per te dhe futbollin shqiptar te femrave. Megjithate edhe ndaj Fortunes, vajzat shkodrane do te mundohen te bejne me te miren e tyre.