Elseid Hysaj duket se është larg Napolit. Ancelotti nuk e ka në planet e para kuqeziun dhe e nis nga stoli. Ndeshjen e djeshme ai nuk është aktivizuar asnjë moment dhe kështu duket se largimi është afër.

Sipas britanikes “Mirror”, Blutë e Londrës janë të gatshëm të bëjnë një ofertë 20 milionë funte për të nënshkruar me mbrojtësin e Napolit në dritaren e transferimit të janarit.

Hysaj është një objektiv i gjatë i teknikut, Maurizio Sarri, i cili ka punuar me mbrojtësin shqiptar që prej vitit 2016, fillimisht te Empoli dhe më pas te Napoli.

Tashme mbetet per t’u pare se si do te veproje presidenti De Laurentis, nese eshte dakord me nje oferte te tille apo jo. Sa per lojtarin, Hysaj duket se nisur nga gjendja qe po kalon, mezi pret nje transferim te tille./newsport/