Mbrojtësi shkodran i Napolit Elseid Hysaj ndonëse nuk ka shumë dëshirë që të luajë në krahun e majtë të këtij reparti ngaqë nuk është pozicioni i tij i preferuar, sërish spikat edhe aty. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, edhe në ndeshjen e fundit, atë të luajtur në trasfertën kundër Udinezes ku Napoli fitoi 1-0, nuk u aktivizua në krahun e tij natyral, në të djathtë.

Por, një gjë e tillë nuk e pengoi Hysajn për të bërë një paraqitje mberesëlënëse, aq sa klubi i Napolit ka publikuar në faqen zyrtare të Twitter-it një statistikë të lartë të mbrojtësit shkodran për sa i përket pasimeve të tij.Plot 117 kontakte me topin nga ana e Hysajt në ndeshjen kundër Udinezes. Një paraqitje e shkëlqyer e cila justifikon më së miri edhe besimin e stafit teknik i cili e konsideron një nga pikat më të forta të kësaj skuadre duke qenë padyshim titullar në çdo ndeshje të Napolit.

www.shkodrasport.com